Dy sulme me armë në Afrikën e Jugut, 27 të vrarë

by Nexhat

27 persona janë vrarë në dy sulme me armë në Afrikën e Jugut, të ndodhura brenda pak orësh, ndërsa vendi po përballet prej vitesh me një nivel të lartë të dhunës me armë.

Në sulmin e parë, 17 persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën pasi tetë persona të armatosur hynë në një lokal pranë Johanesburgut të shtunën në mbrëmje. Sipas policisë, viktimat janë 13 burra dhe katër gra.

banner

Një tjetër sulm ndodhi në orët e para të së dielës, jashtë një qendre argëtimi në një zonë të banuar pranë Cape Town.

Dhjetë persona humbën jetën, ndërsa 11 të tjerë u plagosën. Pesë prej viktimave vdiqën në vendngjarje, ndërsa pesë të tjerë në spital.

Në Johanesburg, sulmuesit hapën zjarr fillimisht ndaj personave që ndodheshin jashtë lokalit, përpara se të vazhdonin të qëllonin edhe brenda tij, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ata gjithashtu i vunë flakën dy automjeteve dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes.

Deri të dielën në mëngjes, policia nuk kishte bërë të ditur ndonjë arrestim dhe nuk kishte dhënë një motiv për asnjërin prej sulmeve.

Afrika e Jugut ka një nga nivelet më të larta të vrasjeve në botë. Dhuna me armë, veçanërisht ajo e lidhur me bandat, ka qenë problem i vazhdueshëm për dekada

Në vendin me rreth 62 milionë banorë regjistrohen mesatarisht rreth 60 vrasje në ditë.

Vitet e fundit, një sërë sulmesh masive me armë ka rritur shqetësimet për përkeqësimin e situatës. Shpesh, dhuna lidhet me përplasjet mes bandave për kontrollin e territoreve, veçanërisht atyre të përfshira në trafikun e drogës dhe minierat ilegale.

Në shkurt, presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, e cilësoi krimin e organizuar si “kërcënimin më të menjëhershëm ndaj demokracisë, shoqërisë dhe zhvillimit ekonomik”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy