Paul Pogba e kaloi një sezon për t’u harruar pasi ai i shkoi fund e krye i lënduar.
Mesfushori francez sapo kthehej, lëndohej përsëri dhe kjo ia pamundësoi t’i shfaqte vlerat e tij tek Juventusi.
Sidoqoftë, ish-futbollisti i Manchester Unitedit premton se do të kthehet më i fortë për ta ndihmuar “Zonjën e Vjetër” që të fitojë trofe me të,
“Përshëndetje të gjithëve, mendoj se është një moment i mirë për të folur pas gjithë asaj heshtjeje. Mbi të gjitha dua të them se ishte një sezon mjaft i komplikuar, me shumë probleme në fushë. Siç e dini, ishte një vit mjaft i vështirë për mua pasi nuk munda ta bëja atë që e dua më së shumti, futbollin. Ishte e vështirë sepse fizikisht kam pasur shumë probleme: tash nuk më mbetet asgjë tjetër veçse të jem i qetë, i durueshëm, në aspektin mental gjërat po shkojnë sigurisht më mirë, faleminderit prej Zotit”, theksoi fillimisht Pogba në një video-incizim të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram
“Një falënderim për ju që po më mbështesni dhe falë jush arrit të jem me moral të lartë dhe mezi pres të kthehem në fushën e blertë. Ky vit nuk ishte për t’u harruar, por nga i cili kam mësuar shumë. Do të më ndihmojë të kthehem shumë më i fortë. Do ta bëj më të mirën për t’u rikthyer, për ta ndihmuar Juven që të fitojë trofe, ky ishte motivi se për çka jam kthyer këtu. Do ta bëj më të mirën, jam i gatshëm për t’u rikthyer në top-formë”, përfundoi Pogba.