Kurti shkruan për diversitetin kulturor, tregon për restuarimin e objekteve kulturore

by informim

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka shkruar për diversitetin kulturor në rastin e Ditës Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim.

Kurti ka thënë se respektojnë ”diversitetin kulturor, promovojmë historinë e identitetin, mbështesim zhvillimin e paqen”.

”Në ditën ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim njohim dhe vlerësojmë pasurinë e shumëllojshme të shtetit tonë, dhe rolin e saj në promovim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Kosova ka një pasuri të jashtëzakonshme kulturore, llojllojshmëria e së cilës sot shprehet në formë të krijimtarisë materiale dhe shpirtërore, e trashëguar nga e kaluara jonë. Përfitimet për shoqërinë nga mbrojta e trashëgimisë kulturore janë të shumta”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Më tutje ai ka shkruar për restaurimin që thotë t’i kenë bërë nëpër objekte fetare, por edhe në objekte të tjera me rëndësi historike e kulturore

“Kemi restauruar dhe vazhdojmë të restaurojmë xhami, hamame, teqe, kisha katolike, kisha ortodokse, zona historike, kulla e shtëpi tradicionale, mulli, ndërtesa historike e publike për të promovuar harmoninë ndër-fetare si vlerë universale të shoqërisë sonë dhe historinë tonë të pasur kombëtare e shoqërore”.

“Shumë punë janë bërë dhe akoma më shumë punë na presin në fuqizimin e muzeve publik ku ruhen dëshmitë materiale të lashtësisë, dhe pasqyrohen traditat e vlerat e trashëgimisë shpirtërore kulturore të popullit tonë. Vazhdojmë me gërmime profesionale në lokalitetet tona arkeologjike, ndërsa ato po i bëjmë edhe me plane e njësi menaxhimi për t’i pritur më mirë vizitorët dhe edukuar më drejt fëmijët e të rinjtë tanë”.

“Kemi bërë hapa të mëdhenj për të dalë nga periudha e emergjencave. Objektivi ynë i radhës është menaxhimi dhe funksionalizimi i aseteve të trashëgimisë kulturore.  Bashkë do të sigurohemi që pasuria jonë kulturore të përkthehet në mirëqenie për qytetarët tanë”, ka deklarur Kurti

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy