Anglezët do të luajnë me fanella “anonime” në pjesën e dytë ndaj Djajve: ja pse

by Merita

Lojtarët e kombëtares së Anglisë do të luajnë me fanella pa emër gjatë pjesës së dytë të ndeshjes kundër Djajve të Kuq të martën në mbrëmje në Wembley.

Ky veprim është pjesë e një fushate për të tërhequr vëmendjen ndaj demencës.

banner

“Heqja” e emrave të pjesës se parë ka për qëllim të ilustrojë se si njerëzit me demencë mund të humbasin kujtimet e çmuara.

Kjo nismë është pjesë e një partneriteti të mëparshëm midis Shoqatës Angleze të Futbollit (FA) dhe Shoqatës së Alzheimerit. Një veprim i ngjashëm ishte kryer tashmë nga anglezët gjatë një ndeshjeje kundër Zvicrës në mars 2022.

Fanellat do të dalin në ankand pas ndeshjes. Të ardhurat do të mbështesin kërkimin e Shoqërisë së Alzheimerit.

“Shpresojmë që ky gjest i fuqishëm me fanellat e lojtarëve të frymëzojë tifozët anembanë vendit të flasin dhe të mendojnë për shenjat dhe simptomat e demencës,” tha Kate Lee, presidente e Shoqatës së Alzheimerit.

“Duke përdorur futbollin, ne shpresojmë të inkurajojmë tifozët që jo vetëm të dhurojnë, por edhe të mbështesin të dashurit e tyre po aq sa mbështesin ekipin e tyre të preferuar të futbollit.

Kjo do të thotë të ndërmarrin hapat e parë vendimtar drejt një diagnoze kur ata dyshojnë se dikush afër tyre mund të të preken nga sëmundja. Diagnoza mund të jetë e vështirë, por është më mirë të dihet”./Informim

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy