Maqedonci takohet me Peachin, i shpreh mirënjohje për mbështetjen për sigurinë dhe integritetin territorial të Kosovës

by Nexhat

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar të dërguarin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Maqedonci i shprehu mirënjohje Peachit për mbështetjen e Britanisë për sigurinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

banner

“Temat që u zhvilluan në këtë takim ishin rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimin e FSK-së, si dhe operacionin Interflex që po zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar, me pjesëmarrje dhe të trupave të FSK-së”.

“Ministri Maqedonci u shpreh falënderues për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka ofruar Kosovës në çështje të sigurisë, ruajtjes së integritetit territorial, veçanërisht me shtimin e trupave të saj në kuadër të KFOR-it, pas sulmit terrorist dhe paramilitar me 24 shtator të vitit të kaluar në Banjskë”, thuhet në njoftim,

Peach është takuar sot edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, ndërsa është paraparë që të ketë takim edhe me presidenten Vjosa Osmani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy