Profesori i dyshuar për ngacmim seksual po intervistohet në Rektorat nga Këshilli i Etikës

by Nexhat

Lëvizja Feministe Studentore ka bërë të ditur se është intervistuar nga Këshilli i Etikës i denoncuari për dyshimet “ngacmim seksual”, në Universitetin e Prishtinës.

Lëvizja Feministe Studentore përmes një postimi në rrjetin social në Facebook kanë shkruar neglizhimi i rastit nga Këshilli i Etikës është i papranueshëm.

banner

“I denoncuari për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi, sapo ka hyre në Rektorat për tu intervistuar nga Këshilli i Etikës. Kjo intervistë po ndodh një muaj nga denoncimi i tij nga 27 studente. Ky neglizhim i rastit nga Këshilli i Etikës është i papranueshëm”, kanë shkruar në Facebook.

Po ashtu Lëvizja ka publikuar dhe një video në të cilën shihet profesori Krasniqi duke hyrë në Rektorat, si dhe aktivistet e kësaj lëvizje duke brohoritur se “Ngacmuesit seksual nuk kanë vend në UP”

Po ashtu ata kanë lëshuar edhe tym të kuq në shenjë proteste para Rektoratit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy