KFOR RC-W i dhuroi mjekësisë familjare në Pejë një sistem të panelëve solar

by engel

Sot, në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe në Zyrën e Gjendjes Civile në Vitomiricë të Pejës është bërë pranim – dorëzimi i donacionit të paneleve solare, që do të mundësojnë sistemin e ndriçimit të objektit brenda dhe jashtë në vlerë, prej 20.000 euro.

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri, Komandanti i KFOR-it RC – W, Koloneli Francesco Ferrara, Nënkryetari për Komunitete në Komunën e Pejës, z.Mirzet Džogović, Drejtori për Shëndetësi në Komunën e Pejës, z.Petrit Loci kanë bërë pranim – dorëzimin e donacionit të paneleve solare, në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe në Zyrën e Gjendjes Civile në Vitomiricë të Pejës.

banner

Drejtori Loci theksoi s’e ky investim është bërë nga KFOR-i italian, të cilët edhe i falënderoi për donacionin e dhuruar. Ai tha se ky është një investim i duhur, që do të mundësojë sistemin e ndriçimit brenda dhe jashtë objektit, prandaj Ju jemi shumë mirënjohës për të gjitha donacionet, që i keni dhuruar deri më sot për qytetarët e Pejës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy