Gjakovë: Investime në sport dhe në trashegimi kulturore

by engel

Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i komunës së Gjakovës z.Ardian Gjini ka njoftuar se sot është arritur njëmarrëveshje për vazhdimin e punimeve në stadiumit e futbollit në Gjakovë si dhe në punimet e nisura në Çarshnë e Madhe.

Në postimin e tij ai ka shkruar: “Jam i lumtur të ndaj me ju disa lajme të mira, jo vetëm për qytetarët e Gjakovës por tërë Kosovës, lajme këto që vijnë në bashkëpunim të Komunës së Gjakovës me Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport, konkretisht ministrin Hajrulla Çeku dhe u.d të sekretarit të përgjithshëm të MKRS-së Xheladin Krasniqi”.

banner

Tutje ai ka shkruar se: “Sot kam nënshkruar meromandum bashkëpunimi me sekretarin Krasniqi për vazhdimin e punimeve në Stadiumin e Qytetit, në vlerë prej 9 milion eurosh, të ndara nga buxheti i Kosovës. Falë këtij investimi shpejtë do të kemi një objekt impozant me të cilin do të krenohemi të gjithë”.

“Gjithashtu jemi dakorduar për vazhdimin dhe përfundimin e punimeve në rrugën kryesore të Çarshisë së Madhe, konkretisht rrugët “Sulejman Hadum Aga” dhe “Ismail Qemajli” që financohet nga Komuna e Gjakovës. Poashtu Komuna e Gjakovës do të financoj edhe renovimin e tërësishëm të objektit të Mejtepit “Ruzhdie” e cila do të projektohet nga MKRS”, ka përfunduar kryetari Gjini.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy