Kim Kardashian befasoi fansat me fotografitë e fudit në Instagram, nga pushimet e saj në Turks dhe Caicos.
Superylli 43-vjeçar ka qenë duke pushuar në destinacionin e Karaibeve me motrat e saj Kourtney dhe Khloe Kardashian.
Ata duket se kanë sjellë me vete fëmijët e tyre, pasi shumë shkolla në Shtetet e Bashkuara janë aktualisht në pushimet pranverore, shkruan DailyMail.
Por Kim ishte e vetme në fotografitë e saj të reja në Instagram, duke treguar trupin e saj në bikini “Miu Miu” dypjesëshe.
Me flokët e saj të lagura, ajo i dha kamerës një vështrim, teksa qëndronte në plazh përballë një pamje verbuese të perëndimit të diellit mbi det.