Senatori amerikan, Chris Murphy, që ka qëndruar në Kosovë, sot është nisur për në Shqipëri.
Por, pa e lënë ende Kosovën, ai ka bërë një video nga aeroporti i Prishtinës për të treguar nivelin e ndotjes së ajrit dhe nevojën për të investuar në këtë drejtim.
“Ju mund të shihni tymin në aeroportin e Prishtinës”, thotë ai në këtë video.
“Një ndër projektet që është duke zhvilluar është që të ndihmojmë Kosovën për të investuar në energji solare”.
Ai tha se ky rajon është i rëndësishëm për SHBA-në dhe se fokusi i tyre u kthye gjatë të 90-ve për shkak të konflikteve.
“Këto tensione vazhdojnë të jenë dhe kjo ka kuptim për ne që të investojmë këtu për të ruajtur paqen këtu.
Murphy tha se ndalesën e dytë pas Kosovës, do ta kenë në Shqipëri dhe më pas edhe në Serbi, Mal të Zi e Maqedoni të Veriut.
Për këtë problematikë, Murphy shkroi edhe më herët në Twitter.
https://twitter.com/ChrisMurphyCT/status/1660883855518183426?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1660883855518183426%7Ctwgr%5Edadd4c6300aab9adeb3b82a5b5844fbb4f5a9ec2%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fpublish.twitter.com%2F%3Fquery%3Dhttps3A2F2Ftwitter.com2FChrisMurphyCT2Fstatus2F1660883855518183426widget%3DTweet
“Kosova e merr pjesën më të madhe të energjisë nga dy termocentrale të pista me qymyr. Ju mund të shihni se si rri ndotja mbi natyrë. Imagjinoni të jesh fëmijë në ato lagje, duke marrë frymë në ato ndotje çdo ditë. Ne kaluam me makinë nëpër zonë dhe dukshmëria ishte e tmerrshme”, ka shkruar ai.
Ai më pas ka thënë se për të ndihmuar në rregullimin e kësaj, Kongresi po financon një plan për të ndërtuar këtu energjinë diellore, duke përmendur edhe vizitën e administratores së USAID-it, Samantha Power në Kosovë, e cila erdhi për të shpallë një ankand të ri të energjisë diellore.
“Ne kemi biseduar me kryeministrin Kurti se si të zgjerohet kjo”, tha ai.