Avokatja Gashi-Bytyqi për vrasjen e 21-vjeçares: Kodi Penal thotë se i dyshuari duhet dënuar me burgim të përjetshëm

by Nexhat

Avokatja Fehmije Gashi – Bytyqi ka folur për rastin e vrasjes së 21-vjeçares sot në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, ku tha se vrasja e grave nga bashkëshortët e tyre tashmë është bërë dukuri dhe se vetëm format janë ato që po ndryshojnë.

Gashi-Bytyqi tha se i gjithë shteti duhet që të mobilizohet në mënyrë që dënimet të jenë më të ashpra dhe të ketë masa preventive në parandalimin e këtyre rasteve.

“Kodi Penal i Kosovës e precizion se vrasja e bashkëshortes, pavarësisht rrethanës se a kanë qenë në procedurë divorci apo jo, duhet të ndëshkohet me burgimin maksimal, i cili është burgim i përjetshëm”, tha Gashi-Bytyqi në “Edicioni Special”, .

Këtë të premte në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj një burrë i moshës 36 vjeçare e ka vrarë një grua 21 vjeçe dhe e ka plagosur vëllanë e viktimës, i cili ishte 15 vjeç.

E gjithë ngjarja, sipas policisë, raportohet të ketë ndodhur rreth orës 14:40, ndërsa i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy