Trupi i njeriut është një koleksion kompleks i organeve dhe sistemeve, të cilat punojnë sëbashku për të na mbajtur gjallë dhe të shëndetshëm.
Disa organe, të tilla si zemra, janë të nevojshëm për të na mbajtur gjallë, por trupi i njeriut ka disa organe pa të cilat mund të funksionojë siç duhet, pavarësisht se edhe ato kanë funksione të dobishme në trup.
Mushkëria
Trupi i njeriut është i pajisur me dy mushkëri që janë të ndara në seksione të quajtura lobe. Një njeri mund të jetojë edhe me vetëm një mushkëri.
Veshka
Shumica e njerëzve i kanë dy veshka, por mund të jetojnë vetëm me një – ose pa asnjë fare (me ndihmën e dializës). Roli i veshkave është filtrimi i gjakut për ta mirëmbajtur ujin dhe balancimin e elektroliteve.
Më e rëndësishmja, veshkat largojnë nga trupi jonë shumë gjëra të cilat nuk na nevojiten.
Sëmundjet e trashëguara, dëmet nga drogat dhe alkooli apo infeksionet e ndryshme shpeshherë janë arsye për ta hequr njërën veshkë apo edhe që të dyja.
Shpretka
Eshtë një organ që ndihmon në filtrimin e gjakut, ajo vepron gjithashtu si një rezervuar për qelizat imune të quajtura monocite. Njerëzit mund të jetojnë pa shpretkë, por janë shumë të prirur ndaj infeksioneve të caktuara.
Organet riprodhuese
Testikujt dhe mitra janë të nevojshme për riprodhim, por nuk diktojnë jetën e dikujt. Organet riproduese si mitra, vezoret etj mund të hiqen nëse preken nga kanceri ose sëmundje të tjera dhe njerëzit mund të jetojnë gjatë pa to, por pa u riprodhuar.
Stomaku
Pavarësisht nevojave të vazhdueshme të trupit për ushqim është e mundur të jetohet edhe pa një pjesë stomaku. Njerëzit që janë prekur nga kanceri i stomakut ose probleme të tjera të stomakut e kanë hequr një pjesë të tij. Në këto raste, zorra e vogël lidhet direkt me ezofagun dhe i lejon ata të vazhdojnë të hanë vakte të vogla.
Zorra e trashë
Eshtë pjesa e fundit e sistemit tretës. Njerëzit me kancer të zorrës së trashë mund të heqin një pjesë apo të gjithë zorrën e trashë. Në disa raste mund të formohet një “qese” në fund të zorrëve të vogal dhe mund të ndihmojë në nxjerrjen e mbeturinave jashtë.
Apandesiti apo zorra qorre
Edhe pse ky organ është quajtur si “i panevojshëm”, sipas studimeve të fundit është thënë se ai në fakt është mjaft i dobishëm në trup. Apandesiti është një tub i ngushtë që varet në fund të zorrës së trashë. Ai vepron si një depo e baktereve të mira që ndihmojnë në funksionimin e zorrëve në mënyrë efektive. Edhe pse ky organ mund të mos konsiderohet si kritik për jetën, ai përmirëson shëndetin e përgjithshëm.
Fshikëza e tëmthit
Fshikëza e tëmthit gjendet nën mëlçi në pjesën e epërme të djathtë të abdomenit, menjëherë poshtë brinjëve. Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, çdo vit rreth 70,000 persona e heqin këtë organ si pasojë e dukurive të ndryshme, por që shumë lehtë mund të jetohet pa të.