PODUJEVË/ Flet pronari i fabrikës që u dogj : Shkaktar është rryma, vlera e dëmit rreth 3 milionë euro

by Nexhat

Fabrika për përpunimin e mjedrave “Kastrati sh.p.k” në fshatin Kërpimeh të Podujevës, është përfshirë nga zjarri ditën e sotme.

Pronari i kësaj fabrike, Valon Kastrati në një prononcim ka bërë të ditur se shkaktar i zjarrit ka qenë rryma

banner

Ai ka thënë se vlera e dëmit të shkaktuar është diku mbi 3 milionë euro.

“Shkaktarë është rryma, vlera e dëmit është diku rreth 3 milionë euro. Policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Zjarri nuk është shuar ende”, ka thënë Kastrati.

Ai ka treguar se në këtë fabrikë kanë qenë të punësuar 22 punëtorë.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me policinë, por deri në këto momente nuk ka marrë ndonjë përgjigje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy