Akil Gjakova në arrati, po kërkohet nga organet e rendit

by engel

Akil Gjakova, është akuzuar nga bashkëshortja e tij për dhunë fizike dhe psiqike. Lidhur me këtë rast, në emisionin “Kosova today”, ka folur avokatja e gruas së Gjakovës, Aurora Mullhaxha. Ajo tha se gjendja e Suelës, është shumë e rëndë.

“Suela për momentin është në mbikëqyrje të punëtorëve të strehimores, me nevoja për mjekim gjatë gjithë kohës, ka mpirje të krahut, kokës dhe syrit. Problemet mes tyre kanë filluar nga fundi i muajit korrik të vitit të kaluar. Suela është munduar t’i tejkaloj vetë, deri në momentin kur i erdhi ftesa për divorc. Ai nuk e ka njoftuar Suelën për divorc”, tha Mullhaxha.

banner

Avokatja Mullhaxha tutje tha se Suela ka pasur dhunë gjatë gjithë kohës.

“Kohëve të fundit ka pasur më shumë dhunë psiqike dhe ekonomike. Të shtunën i erdhi një mesazh që nuk ka të drejtë të jetojë më në atë shtëpi. E njëjta ka shkuar t’i marrë gjërat e saj personale, por e ka pasur derën e mbyllur”, u shpreh avokatja.

Tutje, Mullhaxha tha se xhudisti Gjakova është në arrati dhe po kërkohet nga organet e rendit.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy