Kryetarja e Sarajevës, Benjamina Kariq, i ka dhënë presidentes Vjosa Osmani lulen e Srebrenicës, që simbolizon gjenocidin e Srebrenicës.
Ajo tha se me Osmanin kanë folur edhe për situatën politike, të ardhmen europiane të të dyja vendeve, si dhe për çështjen e regjimit të vizave mes Kosovës dhe Bosnjës.
“Një takim i përzemërt me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadri. Biseduam për situatën aktuale politike, me theks të veçantë për të ardhmen europiane të BeH dhe Kosovës. Për Bosnje-Hercegovinën dhe Sarajevën do të thotë se Kuvendi i Kosovës, duke mbështetur Rezolutën për Srebrenicën, e quajti gjenocidin me emrin e duhur”.
Ajo tha se me këtë akt, Republika e Kosovës shprehu përkushtimin e saj për të vërtetën dhe drejtësinë dhe vendosmërinë e saj për të qenë pjesëmarrëse aktive në lëvizjen për paqen botërore
“I dhashë presidentes së nderuar lulen e Srebrenicës, të mbirë nga dhimbja, e cila është simbol i luftës kundër gjenocidit dhe vuajtjeve masive të njerëzve. Një nga temat ishte edhe çështja e heqjes së regjimit të vizave ndërmjet Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës. Në fund u pajtuam që duke forcuar bashkëpunimin dhe dialogun rajonal, do të krijonim hapa kyç për arritjen e stabilitetit dhe prosperitetit në të gjithë Ballkanin”, ka shkruar Kariq.
Srdačan susret sa predsjednicom Republike Kosovo, Nj.E. dr. Vjosa Osmani Sadriu.
— Benjamina Karić (@BenjaminaKaric) April 16, 2024
Razgovarale smo o aktuelnoj političkoj situaciji, s posebnim naglaskom na evropsku budućnost BiH i Kosova.
Bosni i Hercegovini i Sarajevu znači što je Skupština Kosovo, podržavši Rezoluciju o… pic.twitter.com/pL76Z2Qm0a