Ironizon Martens: Serbia sot pësoi disfatë dërmuese, por ende ka shanse t’ua mohojë serbëve qasjen në Gjykatën Evropiane

by Nexhat

Gazetari i FAZ Michael Martens që raporton nga Beogradi,  ka shkruar pasi Asambleja Parlamentare votoi pro anëtarësimit të Kosovës në KiE. Duke iu referuar fjalës përfundimtare që pritet ta thotë Komiteti i Ministrave muajin maj për anëtarësimin e Kosovës, Martens me ironi thotë se Serbia ende ka shanse të lobojë kundër duke u mohuar serbëve të Kosovës qasjen në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo pasi me anëtarësimin në KiE fitohet e drejta për t’iu drejtuar kësaj gjykate.

“Në luftën e saj të guximshme për t’ua mohuar qasjen serbëve të Kosovës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), Serbia pësoi një disfatë dërrmuese sot. Por shpresa vdes e fundit. Ka ende një shans të vogël që Beogradi të mund t’i mbrojë serbët e Kosovës nga aksesi në GJEDNJ në maj të këtij viti”, ka shkruar Martens.

banner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy