Kontakti fizik ndihmon dhimbjen, ankthin dhe depresionin

by Merita

Shkencëtarët vunë në pah se kontakti fizik mund të ndihmojë kundër dhimbjes, ankthit dhe depresionit.

Studiuesit nga Gjermania dhe Holanda, analizuan më shumë se 200 studime që përfshinin afro 10 000 pjesëmarrës për të kuptuar ndikimin e kontaktit fizik, siç është përqafimi te njerëzit.

banner

Shkencëtarët zbuluan se edhe prekjet “e vogla” dhe “të buta”, përkundër kohëzgjatjes dhe shpeshtësisë së tyre, kanë efekte pozitive ndaj dhimbjes, ankthit dhe depresionit, pavarësisht nga grupmosha.

Studimi gjithashtu tregon se kontakti fizik me kafshët, ashtu si me njerëzit, luan rol kyç në shëndetin mendor.

Studimi tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e kontaktit të prindërve me foshnjat e sapolindura dhe vuri në dukje se kontakti fizik midis njerëzve mbetet i rëndësishëm për shëndetin mendor në moshat e mëvonshme.

Studiuesit theksuan se përfshirja e kontaktit fizik në jetën e njerëzve mund të jetë një metodë e thjeshtë dhe efektive për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy