Deputetët e Parlamentit finlandez një ditë më parë kanë themeluar grupin parlamentar të miqësisë me Kosovën.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-ministrja e Çështjeve Evropiane, Tytti Tuppuarainen, njëherësh udhëheqëse e grupit.
“Sot, deputetët e Parlamentit Finlandez kanë themeluar Grupin Parlamentar të Miqësisë me Kosovën”, ka shkruar ajo në Twitter.
Tuppuarainen do ta udhëheq këtë grup bashkë me nënkryetarin Mikko Savola, deputet dhe ish-ministër i Mbrojtjes.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
“Kosova dhe Finlanda i sjellin marrëdhëniet e tyre në një dimension të ri. Faleminderit Tytti Tupppuarainen për kontributin tuaj në forcimin e marrëdhënieve midis vendeve tona.
Lidhja jonë bëhet më e fortë. Orientimi ynë na afron më shumë me njëri-tjetrin”, shkruan Bislimi.