Kurti deklaron pasurinë: Mbi 1 mijë e 500 euro në bankë, e të hyra vjetore mbi 19 mijë euro

by Merita

Kurti deklaron pasurinë: Mbi 1 mijë e 500 euro në bankë, e të hyra vjetore mbi 19 mijë euro

Kryeministri Albin Kurti ka bërë deklarimin vjetor të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

banner

Tek pasuritë e paluajtshme, Kurti ka deklaruar banesën e bashkëshortes në vlerë prej 400 mijë euro, që thotë ta ketë blerë përmes marrjes së kredisë. Kjo banesë është blerë në vitin 2018, raporton Express.

Si para të gatshme, Kurti ka deklaruar 1 mijë e 551 euro të tij, dhe 2 mijë e 500 euro të bashkëshortes.

Tek detyrimet financiare, ka përmendur qiranë në vlerë 250 euro të shtëpisë dhe kredinë në vlerë 270 mijë euro të bashkëshortes.

Si të hyra vjetore ka deklaruar pagën vjetore si Kryeministër në vlerë 19 mijë e 43 euro, dhe pagat e bashkëshortes në vlerë 528 mijë kruna. Nga Lëvizja Vetëvendosje ku është kryetar, ka deklaruar se s’merr pagë.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy