Fryrja e barkut mund të shkaktohet nga shumë fakotrë, duke përfshirë faktorët në lidhje me intolerancën ushqimore, grumbullimin e gazrave, çekuilibrimin e baktereve, ulçerat, konstipacion dhe infeksionet parazitare.
Për të mposhtur këtë shqetësim njerëzit kanë përdorur trajtime natyrale si për shembull çajrat bimorë.
Studimet të cilave AgroWeb.org iu referohet, sugjerojnë se disa çajra mund të ndihmojnë në zbutjen e kësaj gjendje të pakëndshme. Agroëeb.org ju njeh me 5 llojeve më të mira më poshtë.
Çaji i mentes
Mentja njihet gjerësisht se mund të ndihmojnë në zbutjen e problemeve të tretjes. Ka një aromë freskuese dhe falë komponimeve bimore të quajtura flavonoidë, konsumi i këtij çaji mund t’ju vijë në ndihmë.
Çaj Xhenxhefil
Çaji i xhenxhefilit është përdorur për sëmundjet e stomakut që në kohërat e lashta. Ai besohet se mund të qetësojë të përzierat dhe të lehtësojë shqetësimet e tretjes duke reduktuar edhe gazrat.
Çaji i farave të koprës
Farat e koprës (Foeniculum vulgare) përdoren për të bërë çaj dhe shije të ngjashme me jamballin. Farat e koprës janë përdorur në shumë kultura për të përmirësuar çrregullimet e tretjes, duke përfshirë dhimbjen e barkut, fryrjen, eleminimin e gazrave dhe të kapsllëkut.
Çaji i rrënjës së gentianës
Tradicionalisht, rrënja e gentianës është përdorur në produkte medicinale dhe çajra bimorë të formuluar për të ndihmuar fryrjen, gazrat dhe probleme të tjera të tretjes. Çaji fillimisht mund të ketë shije të ëmbël, por pason me një shije të hidhur. Disa njerëz e preferojnë atë të përzier me çaj kamomili dhe mjaltë. Gentiana përmban komponime bimore të hidhura, që stimulojnë prodhimin e lëngjeve tretëse dhe biliare për të ndihmuar në zbërthimin e ushqimit, gjë që mund të lehtësojë fryrjen. Nuk këshillohet nëse keni ulçerë, pasi mund të rrisë aciditetin e stomakut.
Kamomili
Kamomili (Chamomillae romanae) është një anëtar i familjes së margaritës. Lulet e vogla dhe të bardha duken si margarita në miniaturë. Në mjekësinë tradicionale, kamomili përdoret për të trajtuar dispepsinë, gazrat, diarrenë, të përzierat, të vjellat dhe ulçerën. /AgroWeb.org