Një numër i madh i studentëve kanë protestuar brenda ndërtesës qendrore të kampusit Sciences Po në Paris dhe dhjetëra të tjerë kanë bllokuar hyrjen e saj.
Studentët e Parisit të frymëzuar nga demonstratat në kampuset amerikane, kanë bllokuar hyrjen e një ndërtese në një nga universitetet më prestigjioze franceze
Bëhet e ditur se protesta pro-palestineze në Institutin e Studimeve Politike i njohur si Sciences Po, ka bërë që mësimi të zhvillohet online.
Protestuesit e mbledhur brohoritnin teksa në dorë mbanin pankarta ku shkruhej “Ne të gjithë jemi palestinezë”, shkruan euronews,
Universiteti me anë të një deklarate tha se i dënon fuqishëm këto veprime të studentëve që e pengojnë funksionimin e duhur të institucionit dhe i penalizojnë studentët e tjerë
Louise, një nga protestueset e shumta, ka konfirmuar se veprimet e parisienëve ishin frymëzuar nga demonstratat e ngjashme në Universitetin Columbia të New York-ut dhe kampuset tjera të SHBA-së.
“Por para se gjithash, solidariteti ynë qëndron me popullin palestinez”, tha Louise.
Ndryshe, qindra studentë dhe madje edhe profesorë janë arrestuar në të gjithë SHBA-në, në mes të betejave me policinë të cilët tentojnë shpërndarjen e masës.