Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në udhëtim tek Real Sociedadi në kuadër të xhiros së 33-të në elitën e futbollit spanjoll.
Fillimisht iniciativa i takoi vendasve të cilët kishin posedimin e topit, mirëpo munguan rastet konkrete për gol nga të dyja anët
Benat Turrientes (28’) pati një mundësi të mirë shënimi, por gjuajtja e tij e fuqishme përfundoi mbi traversën e Kepa Arrizabalagas.
Golin e fitores Real Madridi e gjeti në minutën e 30-të, ku pas një krosimi nga Dani Carvajal, brenda zonës u gjend mjaft mirë turku Arda Guler i cili shënoi për 1-0.
Në pjesën e dytë ra ritmi i lojës, dhe nuk pati ndonjë mundësi të mirë shënimi për asnjërën prej skuadrave
Real Madridi kështu mori fitoren e cila i afron ata edhe më shumë drejt titullit kampion në La Liga, që do të ishte i 36-ti në histori të klubit.
‘Los Blancos’ tani udhëheqin tabelën me 84 pikë të grumbulluara, 14 më shumë se Barcelona në vendin e dytë që ka një ndeshje më pak të zhvilluar