Interi ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2-0 ndaj Torinos në kuadër të javës së 34-të në elitën e futbollit italian.
Pjesa e parë e këtij takimi ishte mjaft e baraspeshuar, me Interin që pati posedimin e topit, mirëpo munguan rastet konkrete për gol
‘Nerazzurrët’ u shfaqën me një fytyrë krejtësisht tjetër në fraksionin e dytë të ndeshjes, duke arritur që të shënojnë dy gola dhe të arkëtojnë tri pikë.
Mysafirët u goditën keq kur në minutën e 49-të mesfushori Adrien Tameze u ndëshkua me karton të kuq duke lënë ekipin me një lojtar më pak në fushë.
Goalless at the break ⏸️
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) April 28, 2024
Powered by Heinz #ForzaInter #InterTorino pic.twitter.com/Gst5wnNTdL
Avantazhin numerik në fushë e shfrytëzoi më së miri Interi, që arriti të realizojë dy gola brenda një kohe tejet të shkurtër
Hakan Calhanoglu ishte autor i dy golave, ku fillimisht shënoi në minutën e 56-të për rezultatin 1-0 e më pas katër minuta më vonë, saktësisht në minutën e 60-të shënoi edhe një herë tjetër për 2-0.
https://twitter.com/Inter_en/status/1784556730363355553?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1784556730363355553%7Ctwgr%5E45084b64785e12730e28dc1442ac5aeb0a4313fc%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Finteri-feston-titullin-para-tifozeve-te-vet-fitore-komode-ndaj-torinos%2F
Në këtë takim që vlejti sa për statistika për Interin pasi janë shpallur zytarisht kampion të Serie A, u paraqit edhe mesfushori shqiptar Kristjan Asllani, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 63-të.
Kanë mbetur edhe katër ndeshje deri para përfundimit të kampionatit, ndërsa vikendin e ardhshëm Interi do të luajë si mysafir i Sassuolos