Kampionati individual i Kosovës në boks: Donat Syla, Zenel Hasani dhe Ensar Badalli, ishin më të mirët

by Nexhat

Për dy ditë radhazi me 27 dhe 28 prill u zhvillua Kampionati individual i Kosovës në boks për Senior, Youth U18 dhe Junior U16, ku morën pjesë 22 klube.

U zhvilluan duele me boks të mirë dhe cilësor e sidomos në finale ku të pranishmit në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta” në Gjilan u ndanë të kënaqur me boksin që treguan boksierët në ring

banner

Sidmos meçet finale kanë qenë shumë të forta, ku tifozët shikuan përballje të jashtëzakonshme.

Në kategorinë super të rëndë në mes dy reprezentuesve Donat Syla dhe Shpejtim Shabani, dyshja nuk kursyen asgjë nga vetja duke shkëmbyer goditje gjatë tre raundeve që ngriti publikun në këmbë, dhe në fund fitues i duelit doli boksieri gjilanas, Donat Syla që njëherit u shpall edhe boksieri më i mirë senior i kampionatit.

Më i mirë te Youth U18 u shpall Zenel Hasani që fitoi meçin final ndaj pas tre nokdaunëve ndaj Enes Deskut në raundin e dytë, duke konfirmuar se është një nga talentët më të mëdhenj në boks.

Sa i përket Junior U16 më i miri doli Ensar Badalli.


Bokseri më i mirë Senior : Donat Syla

Bokseri më i mirë Youth: Zenel Hasani

Bokseri më i mirë Junior: Ensar Badalli


banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy