Rusisë i mungojnë forcat për të pushtuar Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës – thotë ISW

by Nexhat

Siç është raportuar së fundmi, kreu i Gardës Kombëtare të Ukrainës, Oleksandr Pivnenko, nuk e ka përjashtuar një përpjekje ruse për të shënjestruar qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkivin.

Madje, bëhet e ditur se Kharkivi ka qenë qendra e sulmeve të fundit ajrore ruse.

Por, Instituti për Studimin e Luftës (ISW) me bazë në SHBA ka vlerësuar se ushtrisë ruse “i mungojnë forcat e nevojshme për të pushtuar qytetin”, shkruan skynews,

Gjithashtu, edhe komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrskyi, ka njoftuar se kërcënimi i një pushtimi po bën që Ukraina të ndajë fonde shtesë për të mbrojtur qytetin.

ISW tha: “Syrskyi vuri në dukje se forcat ukrainase kohët e fundit kanë përmirësuar pozicionet e tyre pranë Synkivka, në lindje të Kharkivit”.

“Efektshmëria luftarake e rusëve mund të vihet në pikëpyetje për shkak të paaftësisë së tyre për të kapur Synkivka, pavarësisht nga sulmet e përsëritura të këmbësorisë masive”, shtoi ISW.

Ndryshe, instituti vazhdon të vlerësojë se një ofensivë e mundshme ruse për të pushtuar Kharkivin do të përbënte sfida për rusët, e sidomos pasi ukrainasit të pajisjen mirë me ndihmat ushtarake amerikane.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy