Ora Patek Philippe Ref 96 Quantieme Lune, dikur në pronësi të Aisin-Gioro Puyi, perandori i fundit i dinastisë kineze Qing (R), është parë në ekspozitë në Hong Kong më 23 maj 2023, përpara të dilte në ankand, po në të njëjtën ditë.
Një orë luksoze që dikur ishte në pronësi të Aisin-Gioro Puyi, perandorit të fundit të dinastisë Qing dhe frymëzues për filmin “Perandori i fundit”, është shitur për 6.2 milionë dollarë në një ankand në Hong Kong. Ora ekskluzive Patek Philippe u ble nga një koleksionist aziatik përmes telefonit pas një seance ofertimi gjashtëminutësh.
Shtëpia e ankandeve Phillips me bazë në Londër, e cila menaxhoi shitjen, tha se ky çmim është një rekord i ri si për një orë dore të zotëruar më parë nga një perandor, ashtu edhe për Patek Philippe Reference 96 Quantieme Lune, prej të cilave dihet se ekzistojnë vetëm tetë. Rezultati i ankandit forcon më tej reputacionin e Hong Kongut si një qendër e shquar për orët e shkëlqyera dhe shumë të koleksionueshme.