Besnik Hasi ndan rrugët me Mechelenin

by Nexhat

Klubi i famshëm belg Mechelen, përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar për largimin e trajnerit kosovar Besnik Hasi në fund të sezonit.

Sipas këtij njoftimi, bashkëpunimi mes dy palëve u ndërpre me marrëveshje të dyanshme

banner

“Klubi falënderon Besnikun për serinë e shkëlqyer që ka arritur dhe kështu ka udhëhequr klubin drejt një ëndrre. Klubit i duhet kohë për të kërkuar një trajner për sezonin e ri”, thuhej ndër të tjerash në njoftim.

Lidhur me largimin e tij nga klubi, shkurtimisht u deklarua edhe vet Hasi.

“Lojtarët duhet të dëshmojnë veten me një trajner të ri. Më vjen keq për largimin tim. Më pëlqeu të punoja këtu. Unë e bëra punën time këtu. Kur mbërrita skuadra ishte në gjendje të keqe, por pas kësaj arritëm rezultate të një ekipi kampion”

Ne madje luftuan për vendin e parë deri në ndeshjen e fundit. A do të kisha qëndruar nëse do të arrinim në play-offin e Ligës së Kampionëve, nuk e di. Shpresoj që klubi të tregoj paraqitjet e duhura për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Hasi në konferencën për shtyp

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy