Nga 23 në 26 lojtarë për ekip në Euro 2024, Sylvinho ka më shumë mundësi tani

by Nexhat

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur sot të rrisë numrin maksimal të lojtarëve të skuadrave pjesëmarrëse në UEFA EURO 2024 nga 23 në 26 lojtarë.

Rritja nuk është detyrim për ekipet kombëtare pjesëmarrëse

banner

Në përputhje me rregulloret e garave, skuadrat duhet t’i ofrojnë UEFA-s një listë që përmban një minimum prej 23 lojtarësh dhe një maksimum prej 26 deri në afatin përfundimtar të 7 qershorit

https://twitter.com/UEFA/status/1786429832038854758?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1786429832038854758%7Ctwgr%5E42467bb43c47d63ac8377a1c47c6586eb662a014%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fnga-23-ne-26-lojtare-per-ekip-ne-euro-2024-sylvinho-ka-shume-mundesi-tani%2F

Shqipëria do të luajë në Euro 2024, ku është në grup me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën

Përzgjedhësi Sylvinho ka nisur prej kohësh përgatitjet për listën e lojtarëve që do të ftojë, teksa tani ka mundësi të marrë 26 lojtarë me vete në Gjermani.

Në ftesat e fundit, mungonin ato për Mirlind Dakun dhe Arbnor Mujën, që solli edhe shumë reagime në komunitetin e futbollit.

Shqipëria pritet që pas mesit të këtij muaji të bëjë publike listën e lojtarëve që do të grumbullojë, teksa pritet që lista të mos ndryshojë dhe për ndeshjet zyrtare të qershorit.

Shqipëria do të luajë dy ndeshje miqësore para Euro 2024, më 3 qershor, në orën 20:00, në stadiumin “Haladas Sport Komplexum”, në Hungari ndaj Lihtenshteinit, pastaj katër ditë më vonë, më 7 qershor, ora 19:00, në të njëjtin stadium përballë Azerbajxhanit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy