27
Egla ishte dy herë protagoniste e prime-it të së martës në Big Brother VIP Albania, pas diskutimit që pati më parë me Julian Dedën.
Por, kësaj here u diskutua në prime, debati mes saj dhe moderatores Roza Lati, të cilin e kishin zhvilluar ditë më parë
I gjithë diskutimi mes të dyjave ishte zhvilluar në banjë ku Roza po bënte dush.
Ishte Egla ajo e cila iu afrua në banjë dhe e quante “rrobaqepëse”.
“O rrobaqepëse, o grua e hapur aty ku s’duhet. Debile”, ishin fjalët që i dha ajo Rozës gjatë këtij diskutimi.
Më pas, Roza nuk kishte se çfarë të bënte përveç se të mbyllte derën e banjës për ta larguar Eglën.