“Evropa 2024 – flora dhe fauna nënujore” në pulla postare

by Merita

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Evropa 2024 – flora dhe fauna nënujore”.

Republika e Kosovës ka një florë të shumëllojshme, ndërkaq shquhet me faunën për nga llojet më të pasur në Gadishull Ballkanik.

banner

Nga thesari i çmuar i bio-diversitetit tonë, përmes pamjeve të dy pullave postare dhe një blloku filatelik, prezantojmë llojet e peshkut më karakteristik të ujërave të ëmbla të vendit tonë.

“Carassius gibelio – Karashi prusian është lloj që i takon familjes Cyprinidae, ku bën pjesë Krapi dhe shumë lloje tjera të peshqve. Është banor i liqeneve dhe rrjedhave të poshtme të lumenjve. Gobio ohridanus/scadarensis – Mrena e Ohrit/Shkodrës, i takon familjes Cyprinidae dhe është lloj karakteristik për pellgun e Detit Adriatik. Në vendin tonë e gjejmë si banor të lumit Drini i Bardhë. Krapi – lloj i peshkut mjaft i përhapur në botë me origjinë nga Azia. I përket ujërave të ëmbla të lumenjve dhe në Kosovë është mjaft i populluar në Drinin e Bardhë, Sitnicë, Drenicë, Moravë, etj”, thuhet në njoftim.

Ky emision i pullave postare është realizuar në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Matematikore Natyrore dhe në qarkullim postar do të jetë deri në konsumin e plotë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy