Rrëzohet helikopteri i Presidentit iranian, Ministri i Brendshëm: Ende jemi në kërkim të helikopterit

by Nexhat

Të dielën, helikopteri që transportonte presidentin iranian, Ebrahim Raisi është përfshirë në një incident gjatë vizitës së tij në Azerbajxhanin Lindor.

Ministri i Punëve të Brendshme të Iranit, Ahmad Vahidi, ka bërë të ditur se “skuadra të ndryshme shpëtimi” janë ende në kërkim të helikopterit.

banner

Duke folur për televizionin shtetëror iranian, Vahidi thotë se do të duhet “kohë për të arritur në vendndodhjen e helikopterit” për shkak të “kushteve të këqija të motit dhe mjegullës në zonë”.

“Gjërat janë nën kontroll dhe ekipet e shpëtimit po bëjnë punën e tyre. Shpresojmë që kjo të bëhet sa më shpejt,” shton ai, shkruan BBC

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy