Bullgaria sot dërgon mbi 100 ushtarë në Kosovë

by Merita

Bullgaria do të nisë një kontingjent prej rreth 100 ushtarësh në Kosovë, në kuadër të Forcës së NATO-s (KFOR) për mbështetjen e paqes, posaçërisht pas tensioneve midis Kosovës e Serbisë.

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Radostin Iliev dhe shefi i Mbrojtjes, Admirali Emil Eftimov, do të marrin pjesë nesër, më 21 maj, në një ceremoni zyrtare për dërgimin e një njësie ushtarake për dislokim në Forcën Rezervë Operacionale të Forcës Stabilizimtare të NATO-s (KFOR). Ceremonia është caktuar të fillojë në orën 11:00 në sheshin Georgi Izmirliev në Blagoevgrad.

banner

“Mbi 100 pjesëtarë të shërbimit, kryesisht nga Komanda e Brigadës së 3-të në Blagoevgrad, do të dislokohen për operacione me Forcën e Stabilizimit të NATO-s në Kosovë (KFOR). Kontingjenti bullgar do të angazhohet në aktivitete që synojnë të mbështesin përpjekjet për rivendosjen dhe ruajtjen e sigurisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Drejtues i Batalionit të 2-të Shumëkombësh të Forcave Rezervë Operacionale të Forcës Stabilizuese të NATO-s në Kosovë është Majori Krasimir Damyanov, me kapiten Ferdo Ferdinandov që shërben si komandant i kompanisë, raporton agjencia bullgare e lajmeve “Novinite”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy