Mbretëria e Bashkuar e shqetësuar se aksioni i djeshëm i Policisë në Veri mund të nxis tensione

by Nexhat

Përveç SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, të shqetësuar për veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit, janë edhe britanikët,

Në një reagim të publikuar sot nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë kanë thënë se janë të shqetësuar qe veprimet e djeshme të policisë në veri të Kosovës rrezikojnë eskalimin e tensioneve dhe se do t’a  vështirësojnë zgjidhjen afatgjatë të çështjes së monedhës në Kosovë.

Nga Ambasada britanike kanë bërë thirrje që Kosova të koordinohet me partnerët ndërkombëtarë dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive në Dialog për të zgjidhur çështje të tilla.

“Jemi të shqetësuar se veprimet e djeshme të policisë në veri të Kosovës rrezikojnë të përshkallëzojnë tensionet dhe të vështirësojnë zgjidhjen afatgjatë të çështjes së monedhës në Kosovë.Ne inkurajojmë autoritetet kosovare që të koordinojnë veprimet me partnerët ndërkombëtarë dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështje të tilla”, thuhet në reagim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy