Escobar: Shqiptarët e Kosovës janë shumë pro-amerikanë, kjo i forcon edhe më tej marrëdhëniet tona

by Nexhat

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, në largim, Gabriel Escobar, ka shprehur mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për pavarësinë, integritetin territorial, sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës.

Në një intervistë të dhënë për Atlantic Council, tha se Shtetet e Bashkuara kanë ndërtuar një raport të thellë me popullin e Kosovës, dhe kjo lidhje është e pandryshueshme

banner

“Mbetemi shumë pro-Kosovës dhe kudo që kam udhëtuar kam ndjerë një ndjenjë të ngrohtë reciprociteti, ata janë shumë pro-amerikan, gjë që forcon dhe stabilizon marrëdhëniet tona”, u shpreh ai.

Escobar përmendi sfidat që kanë hasur të dy vendet në lidhje me politikën rajonale dhe bashkëpunimin për të avancuar interesat kombëtare të Kosovës.

“Unë kam shpresë të madhe që raportet tona do të vazhdojnë të forcohen. Dhe mund të them me bindje që ka një vullnet të pastër, jo vetëm në SHBA por edhe në brendësi të QUINT-it, për të përmirësuar dhe zgjeruar këtë marrëdhënie,” pohoi diplomati amerikan

Ndërkohë, Escobar gjithashtu njoftoi se së shpejti do të marrë përsipër një detyrë të re brenda diplomacisë Amerikane

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy