Enver Sekiraqa nuk ka ikur nga askush por ai është duke u shëruar në një spital, ka treguar avokati Besnik Berisha në Debatin Five, duke mos treguar se në cilin spital ndodhet ai. Avokati Besnik Berisha gjithashtu ka lënë të kuptohet se Enver Sekiraqa ndodhet në spital në një vend tjetër jashtë Kosovës dhe ai e ka kaluar kufirin dhe nuk ka pasur asnjë problem.
Për lëvizjen e tij janë të informuara institucionet e Kosovës por ato nuk kanë komunikuar si duhet dhe është krijuar hapësirë që kjo ngjarje të bëhet lajm publik dhe të manipulohet lidhur me këtë rast.
Tutje, Avokati Besnik Berisha ka drejtuar shumë kritika te politikanët, sidomos të qeveria duke aluduar në kryeminstrin Kurti, i cili sipas avokatit i ka bërë gjykim publik Enver Sekiraqes duke e shkelur kështu edhe Kushtetuten e Kosovës. Ai ia rikujtojë Kryeministrit Kurti se nuk ka të drejtë të gjykojë publikisht asnjë person i cili është në proces gjyqësor dhe ende presumohet se është i pafajshëm, për më tepër që në rastin Sekiraqa mungojnë faktet për nxitjen e vrasjes së Triumf Rizës dhe Sekiraqa në kushte normale duhet të lirohet si i pafajshëm, dhe sipas tij kështu do të ndodh.