Serbia çon letër në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, kërkon që Kosovës të mos i avancohet statusi

by Nexhat

Instituti Ndërkombëtar për Sigurinë me qendër në Beograd  përmes një letre i ka bërë  thirrje Asamblesë Parlamentare të NATO-s që të mos miratojë statusin e Kosovës si një anëtare e asociuar e organizatës në seancën që pritet të mbahet të premten.

Në këtë letër Serbia pretendon se dhënia e statusit për Kosovën do të ishte vendim i dëmshëm.

banner

“Si një organizatë eksperte që përfaqëson dhe promovon integrimin euroatlantik dhe vlerat e tij për dy dekada, duke përfshirë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO, Instituti Ndërkombëtar i Sigurisë beson se dhënia e statusit të një anëtari të asociuar për Kosovën do të ishte i dëmshëm si për Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe veçanërisht për proceset e stabilizimit dhe integrimit euroatlantik në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në letër, raporton agjencia e lajmeve Beta.

Aplikimi i Republikës së Kosovës për të qenë anëtar i asocuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s do të jetë në agjendë të takimit që ky institucion do ta mbajë nga 25 deri më 27 maj në Sofje të Bullgarisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy