Begaj me Pirc Musar: Sllovenia strategjike e largpamëse, ndër shtetet e para që e njohu Kosovën – shqiptarët kanë vetëm një agjendë

by Nexhat

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj e priti në një takim në Tiranë presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar.

Begaj, në konferencën e përbashkët për media pas takimit, kujtoi ndër tjerash se Sllovenia ishte ndër shtetet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës. Në këtë pikë, ai tha se ky fakt është “realitet i pakthyeshëm dhe i panegociueshëm”, 

“Me rëndësi ka qenë njohja e Kosovës nga Sllovenia, një nga shtetet e para që e hodhi një hap të tillë. Kjo tregon jo vetëm maturi strategjike, por edhe largpamësi në njohjen e realiteteve të reja. Nga ana tjetër, është vlerësim për popullin e Kosovës dhe faktorin shqiptar që ka kontribuar gjithnjë për paqen, harmoninë dhe sigurinë e rajonit tonë. Pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm dhe i panegociueshëm. Shqiptarët e rajonit janë faktor stabilizues dhe kontribues në rajon, e me orientim euroatlantik. Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë në NATO, Kosova është drejt proceseve integruese euroatlantike. Por Ballkani Perëndimor mbetet ende rajon vulnerabël nga aktorë që frymëzohen nga e kaluara për të projektuar një të ardhme që është larg Europës dhe vlerave demokratike”, tha Begaj.

Presidenti shqiptar tha se bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovenisë është “shumëdimensional dhe përfshin shumë fusha me interes të ndërsjellë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy