Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi thotë se vetmja mënyrë për të shkuar në zgjedhje, është dorëheqja e kryeministrit Kurti.
“U morëm me cështje administrative për shkak të pamundësisë që në javët në vazhdim të ketë seanca Kuvendi i Republikës”.
Planifikimet janë që në dy javët e ardhshme nuk do të ketë seanca.
Kjo situatë e re nënkupton se Kuvendi potencialin e vet për këtë sesion e ka të shteruar sepse pastaj më 1 gusht përfundon sesioni pranveror. Pra, pres të mos ketë seanca deri në vjeshtë.
Jo, kjo është renovimi i objektit të Kuvendit. Sa i përket zgjedhjeve ka vetëm një zgjidhje: dorërheqja e kryeministrit.
Nëse planifikojmë që vendi të shkojë në zgjedhje, atëherë koha për të kapur mundësinë e zgjedhjeve në korrik, është në momentet e veta të fundit.
Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë kryeministri prapë duhet të jap dorëheqje në vjeshtë”, thotë Gashi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.