Caktohet vendi dhe muaji: Fury e fton në ring Joshuan

by informim

Tyson Fury po tenton të realizojë një përballje në shtator me Anthony Joshuan, teksa ai kërkon të zhvillojë luftën më të madhe në boksin britanik në Wembley.

Kampioni 34-vjeçari po kërkon një shuam të majme parash që të ngjitet në ring, dhe këtë mund ta bëjë ndaj AJ.

banner

Dhe tani promovuesit e tij Queensberry kanë kontaktuar edhe një herë me kampion e Joshuas për të parë nëse ai dëshiron të realizojë një luftë gjithë britanike.

Dyshja nuk arritën të sigurojnë një luftë në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa Fury është tërhequr edhe nga lufta me Oleksandr Usyk për titullin e kampionit të unifikuar.

Tyson shkroi: “Disa ditë më parë i dërgova një draft kontratë Anthony Joshuas për një luftë në shtator në Wembley”.

“Është një luftë që të gjithë duan ta shohin, duke përfshirë edhe mua. Eja AJ, le t’i japim botës atë që duan të shohin. Këtë herë nuk do të bëj një milion video dhe nuk do të vazhdoj të ushtrojë presion, topi tani është në fushën tuaj”.

Pritet tani përgjigja e Joshuas nëse dëshiron të rikthehet në majat e boksit, pasi ka shansin të fitojë titullin WBC dhe më pas të shkojë për ish-titujt e tij që i posedon aktualisht ukrainasi.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy