Avokati serb: Huliganët që vranë vëllain e ministrit të BeH-së mbrohen nga pushteti i Vuçiq-it, madje angazhohen në fushata zgjedhore

by Nexhat

Avokati Bozho Preleviq ka thënë sot se qytetarët e Serbisë dita-ditës po bëhen gjithnjë e më të pasigurt, e në anën tjetër grupet e huliganëve po bëhen më të sigurt dhe të sigurt se mund të shmangin përgjegjësinë penale.

Me rastin e rrahjes për vdekje të babait i cili tentoi ta mbrojë djalin e tij nga huliganët në parkun e fëmijëve në Vozhdovac, Preleviq ka thënë për agjencinë Beta se po shfaqen grupe të ndryshme huliganësh që mendojnë se mund të zgjidhin gjithçka me dhunë.

“Çdo ditë dëgjojmë dhe lexojmë se dikush ka goditur me thikë. Një ditë më parë isha me prokurorin që më tha se janë të stërmbushur me rastet që kanë të bëjnë me therjet dhe zbulimin e armëve të ftohta tek të miturit. Ky fakt do të sjellë dhunë edhe më tragjike. ”, tha avokati.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy