Dëshmitarët okularë dhe gazetarët lokalë në Rafah kanë raportuar se tanket izraelite kanë marrë kontrollin e rrethrrotullimit al-Awda, i cili është një pikë referimi kryesore ku strehohen bankat e mëdha, institucionet qeveritare, bizneset dhe dyqanet.
Siç shkruan bbc, Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se gjithsej 21 persona janë vrarë dhe 64 janë plagosur në një sulm ndaj një kampi të personave të zhvendosur në perëndim të Rafahut këtë pasdite, .
IDF mohon se ka goditur sot zonën humanitare në Al-Mawasi.
Kjo vjen pasi të paktën 45 palestinezë u vranë në një sulm ajror izraelit në Rafah të dielën.
Izraeli e quajti sulmin e së dielës një “fat tragjik” dhe u përball me një dënim të gjerë ndërkombëtar.
Por Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) tani thonë se armët e ruajtura pranë kampit mund të kenë qenë përgjegjëse për shtrirjen e zjarrit, duke shtuar se ishte “shumë herët për të përcaktuar” shkakun.
Ndërkohë, Spanja, Irlanda dhe Norvegjia njohën zyrtarisht një shtet palestinez – pavarësisht reagimit të furishëm nga Izraeli.