Donald Trump akuzohet për 34 akuza për falsifikim të dokumenteve të biznesit për të mbuluar një pagesë prej 130 mijë dollarësh (120 mijë euro) për yllin e filmave për të rritur, Stormy Daniels.
Ish-presidenti amerikan përballet me dënime nga gjoba deri në katër vjet pas hekurave
Ai është deklaruar i pafajshëm dhe ka mohuar keqbërjen, raporton skynews.
Gjykatësit mund ta dënojnë 77-vjeçarin për të gjitha akuzat, ta shpallin atë të pafajshëm për të gjitha akuzat, ose të japin një vendim të përzier që mund ta shohë fajtor për disa akuza dhe jo të gjitha.
Gjykata do të fillojë seancën në orën 10:00 të mëngjesit (16:00 me orën e Kosovës) dhe udhëzimet do të zgjasin rreth një orë. Ai do të shqyrtojë secilën nga akuzat dhe do të shpjegojë elementët e krimit të supozuar
Ndryshe, Trump pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me aktoren, asaj i kishte ofruar shumën e lartcekur të parave, në mënyrë që mos të flas në kohën kur po zhvillohej fushata për zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2018.