Vodhën vazon 20 milionë euroshe nga muzeu belg, arrestohen 6 francezë

by Merita

Gjashtë francezë janë arrestuar me dyshimin se kanë vjedhur një vazo të dinastisë Ming nga Muzeu Mbretëror i Mariemont në Belgjikë.

Grabitja ndodhi prillin e kaluar, ndërsa vazoja prej porcelani kinez të shekullit të 16-të, me vlerë rreth 20 milionë euro, u gjet në Roubaix së fundmi gjatë një aksioni të policisë franceze dhe prokurorëve të Charleroi.

banner

Vazoja, e cila është zbukuruar me peshq shumëngjyrësh dhe bimë ujore, është cilësuar si një thesar i Federatës Wallonia-Bruksel.

Autorët hynë në muze në mbrëmjen midis 20 dhe 21 prillit dhe morën me vete vetëm këtë vazo pasi thyen vitrinën. Sipas Suzanne Moser, kreu i departamentit të bashkëpunimit ndër rajonal të policisë gjyqësore të rrethit Norr, muzeu më pas u shantazhua për të paguar për vazon.

Policia franceze dhe ajo belge organizuan një operacion të përbashkët për të gjurmuar grabitësit-shantazhues nga të dy anët e kufirit. Dy të dyshuar u arrestuan në Roubaix, Francë, pranë Lille, dhe dy të tjerë në anën belge të kufirit. Janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të tjerë në periferi të Lilës.

Të dyshuarit janë të gjithë francezë, të rinj dhe tashmë ishin të njohur për autoritetet për raste të tjera grabitjesh. Moser tha se vazoja po mbahet tashmë në një zonë të sigurisë së lartë dhe në ditët në vijim do t’i dorëzohet palës belge.

“Ajo është dëmtuar dhe do të kontrollohet për të parë nëse mund të restaurohet”-tha Marie Leberer, një zëdhënëse e muzeut.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy