Golden State Warriors nuk lejojnë Los Angeles Lakers ta marrin fitoren e fundit për tu kualifikuar në rundin tjetër.
Ndeshja e 5-të përfundoi me rezultat 121:106 në favor të Warriors. Ata treguan se e gjithë ekipa janë gati të luftojnë për rikthim. Lojtari ndeshjes ishte Andrew Wiggins me 25 pikë, 7 kërcime, 5 asistime, por kontribut të madhë dhanë edhe Stephen Curry me Draymond Green duke shënuar nga 20+ pikë.
Rezultati i serive pas ndeshjes së pestë është 3 – 2 në të mirë të Los Angeles Lakers.
Poashtu edhe New York Knick po e vështirësojnë kualifikimin Miami Heat në rundin tjetër.

Jalen Brunson morri të gjithë vemendjen në këtë ndeshje me 38 pikë, 9 kërcime, 7 asistime, kjo performance ja mundësojë Knicks-ave fitoren me rezultat 112:103. Knicks duhet të tregohen të kujdesshëm në Miami për të barazuar serinë dhe ta rikthejë finalen në New York.
Me këtë fitore të Knick-s ngushthet rezultati i serive në 3 – 2 në të mirë të Miami Heat.