Statuja e Millosheviqit do të vendoset në Moskë, çfarë mban ai në duar

by informim

Një statujë e ish-udhëheqësit fashist të Serbisë dhe të paditurit të Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në Jugosllavi (ICTY), Slobodan Millosheviç, do të ngrihet në qendër të Moskës, përkatësisht në “Sheshin e Evropës”, në mes të muaj qershor të këtij viti.

Kështu ka thënë Marat Bashirova, profesor në Shkollën e Lartë Ekonomike të Institutit Kombëtar të Kërkimeve të Universitetit të Moskës, në një intervistë me tabloidin rus “Moskovskiy Komsomolets”, transmeton “Jutarnji List“, një ndër gazetat më të famshme në Kroaci.

banner

E derdhur në bronz në Serbi, statuja është dy metra e lartë – portalet serbe flasin për një monument të lartë tre metra – dhe është vepër e skulptorit nga Beogradi Dragan Radenoviç, kurse iniciatori i krejt kësaj është Aleksandar Zaldostanov, drejtuesi i klubit të motoçikletave “Ujqërit e Natës”.

Statuja përshkruan Millosheviç-in duke mbajtur një maskë e cila, nga njëra anë, i ngjan një personazhi nga piktura e famshme “The Scream” të piktorit norvegjez Edvard Munch, por në realitet është edhe më shumë si maska e filmit horror “The Scream”, shkruan gazeta kroate.

Bashirov, në një intervistë për “Moskovskiy Komsomolets”, theksoi se arsyeja e ngritjes së monumentit në Moskë është se “Milosheviç është viktima e parë e NATO-s kriminale”, duke iu referuar ndërhyrjes humaniatre në Kosovë në vitin 1999.

Millosheviçi, sipas profesorit rus, ishte ekstraduar në Hagë nga “tradhtarët serbë” dhe ai “pagoi me jetën e tij për të mbrojtur atdheun e tij” – “ai u tradhtua nga shumë njerëz në atë kohë dhe u rrëmbye nga qeveria e Zoran Gjinxhiç-it dhe u dërgua në Hagë”.

“Ata nuk mund ta thyenin atë dhe ai heroikisht qëndroi në pozicionin e tij, duke akuzuar NATO-n e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit. Rusët bënë një gabim të madh në atë kohë që nuk e mbrojtën fuqishëm Serbinë”, tha Bashirov.

Ndërkaq, kreu i “Ujqërve të Natës”, ndryshe i njohur si “Kirurgu”, pohoi se përgatitjet dhe puna për ngritjen e monumentit janë në fazën e fundit dhe se ai po ngrihet në shenjë mirënjohjeje për Millosheviç-in, “i cili në mënyrë profetike parashikoi se çfarë do të ndodhte me ne”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy