Kurti ka ra në kurthen e Vuçiqit

by informim

Forcat e sigurisë paqeruajtëse ndërkombëtare, edhe pse kanë informacione, nuk duan të na japin përgjigje për “rrëmbimin apo arrestimin” e tre policëve kufitarë të Kosovës nga Njësia Speciale Antiterroriste e Policisë së Serbisë (SAJ).

Ka pyetje të hapura për të cilat ne nuk kemi një përgjigje të saktë. Pse policia jonë kufitare do të patrullonte thellë në territorin e Serbisë, me çfarë qëllimi?! Hipotetikisht, për një veprim të tillë të mundshëm, shteti i Kosovës ka njësi policore elitare, ndoshta më të përgatiturat në këtë pjesë të Evropës.

banner

Në anën tjetër, hyrja e Njësisë Speciale Antiterroriste të Policisë së Serbisë në territorin e Kosovës do të nënkuptonte sulm të drejtpërdrejtë ndaj NATO-s. Serbia zyrtare e di shumë mirë se me çfarë pasojash do të përballej pas një incidenti kaq të pakuptueshëm dhe në rrethana ndërkombëtare të papranueshme.

Një gjë është e sigurt, le të themi se policët e Kosovës janë rrëmbyer, atëherë mund të supozohet se Beogradi zyrtar e ka bërë me pëlqimin e heshtur të grupeve të caktuara të interesit euroatlantik. Kjo do të thotë se kjo ka qenë koha e duhur për t’i dhënë një shuplakë të nxehtë kryeministrit të Kosovës.

Përshtypja është se Vuçiq në tetë muajt e fundit ka qenë i vendosur të insistojë përherë në tërheqjen e serbëve dhe të përmbahet nga çdo veprim kundër policisë së Kosovës në veri të vendit. Tani është e qartë se sa më shumë që serbët tërhiqen dhe vetëpërmbahen, aq më shumë Kurti ka synuar të rrisë forcen në veri.

Tashmë po kuptohet se Vuçiq ka dashur që Kurti të joshej deri sa të bie në kurth dhe kështu të shihet në sytë e botës perendimore si një politikan që jo vetëm nuk i zgjidh probleme por i krijon ato dhe provokon çdo ditë para autoriteteve ndërkombëtare.

Thirrjet e drejtuara Kurtit nga administrata amerikane dhe Brukseli zyrtar që menjëherë të bëhet gjithçka në drejtim të de-përshkallëzimit të dhunës në veri, për momentin nuk po kanë efekt.

Kujtojmë se në të kaluaren regjimi i Sllobodan Millosheviqit dikur deklaronte se “Serbia do të vendosë rendin dhe ligjin në të gjithë territorin e saj dhe do të mbrojë sovranitetin e vendit nga terroristët shqiptarë”.

Edhe qeveria e Albin Kurtit njofton sot se “Kosova do të vendosë rend dhe ligj në gjithë territorin e saj dhe do të mbrojë sovranitetin e vendit nga kriminelët serbë”. Dallimi është vetëm në një fjalë, Millosheviq shpalli luftën kundër terroristëve, Kurti shpall luftën kundër kriminelëve.

Epilogu i çmendurisë së Millosheviqit është i njohur…

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy