Gabriel Escobar, ka mbajtur konferencë me medie lidhur me me situatën në veri të Kosovës

by informim

Gabriel Escobar, emisar i ShBA-së, ka mbajtur konferencë me medie nëpërmjet platformës ZOOM në lidhje me situatën në veri të Kosovës. Gjatë këtij fjalimi ka dhënë disa sqarime rreth situates në Kosovë, pasojave dhevendimet që çojnë në stabilitetin e vendit.

Ndër të tjera si ka thënë se shfyrtëzimi i fjalës sanksion është i pavend. Sipas tij, Ambasadorët gjithnjë kanë folur për pasoja për vendet që nuk kontribuojnë në stbilizimin e situates.

banner

“Absolutisht, jemi duke kërkuar nga dy vendet të marrin vendimet që çojnë në stabilitet. Ata që duan të jenë partnerë me ne, duhet të punojnë afër me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian, në pikat në të cilat jemi duke insistuar”.

Sipas tij, nuk mund të lejohet që një lider i caktuar të ketë në dorë fatin e gjithë rajonit. “Një lider nuk mund të ketë në dorë drejtimin e gjithë rajonit. Prandaj, ata që refuzojnë partneritetin do të kenë pasoja.” – u shpreh Escobar gjatë konferencës.

Në adresimin e tij, ai ka folur edhe për çështjen e formimin të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duke rikujtuar se bashkësia ndërkombëtare po ia kërkon Kosovës që këtë obligim ta realizojë brenda kornizave ligjore.

“Duke e refuzuar këtë obligim, Kosova po e refuzon obligim evropian sepse është marrëveshje edhe mes Kosovës dhe BE-së. Nuk po i kërkojmë të bëjë diçka që nuk duhet ta bëjë, po i kërkojmë ta bëjë brenda kornizave. Çfarë nuk kuptojmë është se pse Qeveria e Kosovës refuzon të pranojë obligimet e saj ligjore”. Ai ka vazhduar duke thënë se “E kemi dëgjuar Kurtin të thotë se do vetëm sundimin e ligjit. Nëse duam të flasim për sundim të ligjit Asociacioni është pjesë e tij”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy