108
Në edicionin special të “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, në Kanal10, në shënim të 247 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, analisti Halil Matoshi i cili ishte pjesë e delegacionit të parë të Kosovës në SHBA në vitin 1990, tha se do të donte që kjo festë e SHBA-ve të jetë pjesë e festave zyrtare në Kosovë.
“Pavarësia amerikane është modeli më i mirë i shteteve dhe qytetarisë, kombëve moderne, emancipimit dhe modernizimit të tyre”, tha Matoshi.
Ai tutje tha se është i bindur që pjesa më e madhe e kosovarëve nuk do t’ia kthejnë shpinën SHBA-ve por do të jenë gjithmonë mirënjohës.
“Politikanë mund të kenë taktika të gabuara dhe inate personale sepse jemi si model kulturor ballkanik por SHBA-të për neve nuk janë vetëm shtet që na e kanë shpëtu jetën por janë janë edhe si model kulturor mbi të gjitha”, tha Matoshi.