Një ditë pasi u shfaq videoja e bisedës mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe ish-drejtoreshës së Tanjug-ut, Branka Gjukiq, në të cilën ai i dikton asaj pyetjen që duhet t’i bënte, mbretëroi heshtja. Me këtë rast as Vuçiq, as Gjukiq, as shërbimi mediatik i presidentit serb nuk po bëjnë njoftime.
Videoja është publikuar nga Kryengritja Ekologjike në YouTube.
Biseda, siç thonë ata, ka ndodhur në vitin 2017, kur ishte një krizë e madhe në Maqedoninë e Veriut.
Më 27 prill, mbështetësit e lëvizjes “Për një Maqedoni të përbashkët” hynë në Sobranjë (Kuvend), pasi Aleanca Social Demokratike e opozitës, së bashku me disa parti shqiptare, formuan një shumicë parlamentare. Kryetar i Kuvendit u zgjodh Talat Xhaferi.
Gjatë inkursionit të dhunshëm, një pjesë e turmës është përballur fizikisht me disa nga deputetët, me ç’rast disa prej tyre kanë mbetur të lënduar rëndë, mes tyre edhe lideri i socialdemokratëve, e më pas edhe kryeministri Zoran Zaev dhe Ziadin Sela.
Në turmë kishte disa gazetarë dhe kameramanë të plagosur.
Me këtë rast ka pasur një bisedë mes Aleksandar Vuçiqit dhe ish-drejtoreshës së Tanjug-ut, e cila ka shkuar kështu:

