Prishtinë, kjo është viktima që u gjet pa shenja jete pranë banesës

by informim

Dje u raportua për një vdekje në rrugën “Xheladin Kurbaliu”, ku një person u gjet pa shenja jete në katin e dytë të një banese.

Raportohet se bëhet fjalë për viktimën Mazllum Hajda, 56 vjeçar.

Hajda është gjetur i shtrirë në korridorin e banesës nga disa banorë të objektit.

Dëshmitarët kanë deklaruar se nuk e kanë njohur viktimën, vetëm se e kanë gjetur të shtrirë pranë derës së banesës që ishte e hapur.

Ekipi mjekësor ka dalur në vendin e ngjarjes, ku edhe ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Burime të Indeksonline pohojnë se rasti është iniciuar “Hetim mbi vdekjen e personit” dhe se Instituti i Mjekësisë Ligjore ka tërhequr trupin e pajetë të viktimës, për ta dërguar në Obduksion.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy